“Plisat shumë shpejt me pasaporta shqiptare, ju prisni liberalizimin

0
74

Tifozë të Prishtinës, “Plisat”, kanë filluar t’i ndjekin procedurat për tu pajisur me pasaporta të Shqipërisë.

Ata gjithnjë bëjnë tifo për Kombëtaren Shqiptare, e jo për atë të Kosovës, për të cilën vetëm shprehin respekt, raporton Gazeta Express.

Kryetari i tyre, Albert Kastrati, ka thënë se “Plisat” po bëhen me pasaporta shqiptare, duke ironizuar tërthorazi me regjimin e vizave për Kosovën.

Ai e ka zbuluar edhe një email që e ka marrë që ka të bëjë me procesin e marrjes së shtetësisë shqiptare.

SHARE