Kjo është agjenda për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës

0
34

Që nga java e ardhshme, në rrethet kryesore të kryeqytetit do të ngrihet flamuri i Republikës së Kosovës për nder të 11 vjetorit të pavarësisë.

Ndërkaq, shënimi i kësaj dite të veçantë në mënyrë solemne do të fillojë që nga 16 shkurti, njofton Klan Kosova.

Pas mbledhjes së Qeverisë, simboli shtetëror që do të vendoset në mes të oborrit të Kuvendit dhe atij të Qeverisë, do të ngrihet përsëri nën himnin shtetëror dhe me praninë e presidentit, kryeministrit, kryekuvendarit dhe komandantit të FSK-së.

SHARE