Pompeo: SHBA s’do ta lejojë Rusinë “të fusë pyka” në mes NATO-s dhe aleatëve

0
43

Sekretari i Shtetit të Amerikës, Mike Pompeo, ka thënë se nuk do ta lejojnë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin “që të fusë pyka në mes të NATO-s dhe aleatëve”.

Ai këtë e ka thënë këtë të hënë kur qëndroi krah me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto në Budapest, shkruan Euroneës, transmeton Klan Kosova.

Pompeo ka thënë njashtu se SHBA ka ‘munguar’ gjatë në Evropën Qendrore, për çka ai ka thënë se është e papranueshme.

Zyrtari i lartë amerikan është dukë qëndruar për vizitë zyrtare në Hungari. Pastaj ai do të zhvillojë vizitë edhe në Sllovaki dhe Poloni.

SHARE