Do të bëhet vaksinimi i fëmijëve edhe nëpër shkollat fillore

0
106

Grupet nga Ministria e Shëndetësisë do të vaksinojnë fëmijët të cilët nuk kanë marrë vaksina MRP. Ka filluar vaksinimi i fëmijëve në teren në shkollat fillore dhe atë nga kjo javë, ndërsa do të vazhdojë edhe disa javë të ardhshme derisa të vaksinohen pjesa më e madhe e fëmijëve të pa vaksinuar.

“U bëjmë thirrje për vaksinim intensiv të fëmijëve të cilët janë me shëndet të mirë që të ngritet imuniteti kolektiv. Të vaksinohet të gjithë punëtorët në shëndetësi të cilët kanë pasur kontakt me pacientët e sëmurë nga fruthi. Rreptësisht ndalohet edhe vizita e pacientëve të sëmurë në të gjitha shtëpitë shëndetësore.

Sëmundja e fruthit është sëmundje ngjitëse e cila ngjitet lehtë. Një person i sëmurë nga fruthi mund të infektojë nëntë deri në dhjetë persona rreth tij të cilët nuk janë të vaksinuar”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

SHARE