Gardisti: Dyshoja për tr*adh*ti, më vjen keq për vajzën

0
66

Në ambientet e dhomave të shoqërimit gjatë dëshmisë paraprake 44 vjeçari Alket Arapaj ka deklaruar dhe arsyet që e shtynë drejt krimit.

Ai u ka thëne hetuesve se është familjar i rregullt dhe i përkushtuar. Arapaj kishte 10 vite që ishte martuar por kohët e fundit, ai i ka rrëfyer forcave të rendit se dyshimi për tradhti ishte përforcuar.

“Kisha filluar t’i lija gjërat me shenjë brenda shtëpisë. Kur kthehesha pas pune i gjeja gjërat e lëvizura. Për dyshimet që unë kisha, gruaja asnjëherë nuk më jepte një version të saktë dhe të qëndrueshëm. Krimin e kam kryer në momente të ngarkesës emocionale. Më vjen keq për vajzën”, ka deklaruar ai.

SHARE