Prokuroria: Shoferi nuk dha dëshmi relevante për ngjarjen

0
126

Shoferi i autobusit të akssidentuar në fshatin Llaskarcë, gjatë bisedës me prokurorin që e heton ngjarjen tragjike ku humbën jetën 14 persona, nuk ka dhënë dëshmi relevante për atë se si ka ndodhur rasti.

Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Shkupit, thuhet shoferi i autobusit ka kaluar me lëndime trupore dhe i njëjti është hospitalizuar.

“Prokurori përkatës është njoftuar se analizat e gjakut dhe urinës së shoferit kanë vërtetuar se në momentin e aksidentit, drejtuesi i autobusit nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit, barnave apo substancave tjera.

Ne brenda kohës do të kërkojmë listën e bisedave telefonike që shoferi i ka realizuar, me qëllim konstatimin se vallë ai ka shfrytëzuar telefonin celular gjatë vozitjes”, thonë nga Prokuroria e Shkupit.

SHARE