Sot pas namazit të Xhumas në Debresh do të varosen Valdeta dhe Rametullai

0
262

Në një njoftim të Myftinisë së Gostivarit thuhet se sot në varezat e fshatit Debresh do të varoset dy udhëtarët nga ky fshat që ndëruan jetë në akksidentin e 13 shkurtit.

“Ju njoftojmë se varrimi i dy merhumëve në fshatin Debresh, do të bëhet pas namazit të xhumasë, gjegjësisht në ora 13:15.

Me mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e Myftinis së Gostivarit.

Në akksidentin e 13 shkurtit ndëruan jetë Rametulla Abdurraimi, djalë i vetëm i familjes Abdurraimi dhe Valdete Hamiti, (1989), nga Debreshi i Gostivarit, nënë e dy fëmijëve të mitur.

Gjatë ditës së djeshme Muftinia e BFI – Gostivar apeloi deri tek të gjithë imamët e xhamive që sot në namazin e xhumasë e për shpirtin e merhumëve të bëjnë lutje dhe teuhid në shenjë respekti dhe përkrahje në këto momente të vështira.

SHARE