Çka e shkaktoi aksidentit fatal në Llaskarcë? (VIDEO)

0
144

Asfalti në vendin ku autobusi i “Durmo Tours” e humbi kontrollin, nuk ka asnjë gropë.

Nuk ka as shenja të frenimit.

Pamjet e Klan Maqedoni, tregojnë se gomat nuk janë të plasura … E ekipet e forenzikë kontrolluan edhe gomën rezervë.

Një pjesë që lidh dy gomat e para shihet që nuk është në vendin e vet, por është e mundur që pjesa të ishte thyer në momentin e përplasjes… Pikërisht kjo pjesë u hetua më gjatë nga ekipet e forenzikës.

Kompania thotë që i servison dhe mirëmban autobusët rregullisht.

Pronari thotë që është biseduar me vozitësin… Ka thënë që ai vetë e ka humbur kontrollin.

Banorët që erdhën të parët në vendngjarje, thonë që është e mundur që shoferi të ketë qenë i sëmurë nga diabeti dhe ta ketë humbur vetëdijen për një moment.

SHARE