Dhurohen 17 banesa për nder të Ditës së Pavarësisë

0
30

Kastrati: “Pa kontributin e mërgatës, nuk do të ishte i mundur ndërtimit të këtyre shtëpive e dhënia e banesave”.

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka dhuruar çelësat e banesave të reja për 17 familje në nevojë.

Në këtë ceremoni gjithashtu u bë e ditur se do të ndërtohet një shtëpi e pleqve dhe 400 shtëpi të tjera nga kjo shoqatë.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili ishte pjesëmarrës aty, deklaroi se patriotizmi nuk bëhet vetëm me pushkë, por edhe me zhvillimin e shtetit.

Ndërsa deputeti i Kuvendit, Rexhep Selimi, tha se Halil Kastrati është duke e dëshmuar se shqiptarët janë të bashkuar si në luftë, por edhe në paqe për ta mundur varfërinë.

E ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, uroi familjet për këto banesa, madje pati fjalë të mëdha për Halil Kastratin.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryetar të komunave e qytetarë të shumtë.

Themeluesi i organizatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, deklaroi se pa kontributin e mërgatës nuk do të ishte i mundur ndërtimit të këtyre shtëpive

SHARE