“Alternativa”, emri i ri i partisë së Afrim Gashit (Foto)

0
108

“Alternativa”, do të quhet partia e re e Afrim Gashit. Kështu ka vendosur në mbledhjen e sotme Kuvendi Qendror i Lëvizjes Besa i drejtuar nga Gashi.

Vendimi u miratua pas kërkesës së anëtarësisë e cila kërkoi t’i jepet fund zvarritjes së procesit gjyqësor për emrin e këtij subjekti.

Tashmë strukturave që mbështesin Afrim Gashin, i mbetet të mbledhin firmat e nevojshme për të regjistruar edhe zyrtarisht emrin e subjektit të ri.

Beteja për emrin e “BESËS” filloi pas përçarjes së drejtuesve të këtij subjekti për shkak të rezultateve jo të favorshme në zgjedhjet e fundit lokale.

Ndërkaq, pas tërheqjes së Gashit nga kjo betejë, Lëvizja Besa do t’i takojë përfundimisht drejtuesit të saj të parë Bilall Kasami.

SHARE