Punësimet familjare, Zaev: Dorëheqjet vlejnë edhe për BDI-në

0
79

Vazhdon punësimi i të afërmve të zyrtarëve. Edhe më tej vendi më i preferuar për strehim është ELEM-i. Por sot kishte shkëndija mes kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Edhe pse motra dhe kunata e tij u punësuan, Bekteshi thotë se nuk duhet të largohen nga puna në ELEM.


Në linjën e njëjtë me Bekteshin është edhe kolegu i tij nga bujqësia Lupço Nikollovski, kushëriri i të cilit është punësuar në Institucion shtetëror.

Ndërsa kryeministri Zaev shprehet se kërkesa për dorëheqje vullnetare të familjarëve vlen për të gjithë funksionarët e pushtetit, edhe për të afërmit e LSDM-së edhe të BDI-së, nëse dëshmohet se janë punësuar me lidhje. Secili do ta bartë përgjegjësinë e vet, tha Zaev.

“E dhimbshme është çështja kur shikon se dy, tre, katër anëtarë të familjes punësohen ndërsa dikush pret të punësohet, kjo nuk është korrekte. Nuk është e barabartë, nuk është e drejtë. Nëse nuk ka arsyetim, nëse nuk ka kriter, unë di familjarë të funksionareve që kanë

SHARE