Zjarr i madh shpërthen në Jegunoc të Tetovës

0
88

Tre shtëpi të banuara dhe një objekt ndihmës në fshatin Jegunoc të të njëjtës komunë sot në mesditë janë përfshirë nga flaka, ku për pasojë, objekti ndihmës është djegur tërësisht, ndërsa tre shtëpitë, janë djegur pjesërisht. Pasojat e këtij zjarri janë vetëm në dëme materiale ndërsa nuk ka të lënduar njerëz, edhe pse objektet kanë qenë të banuara.

Ekipet e zjarrfikësve të Tetovës për Alsat u shprehën se zjarri ka shpërthyer në orën 12:20 minuta, pas çka nga ana e NJTKZ është intervenuar me tre automjete kundër zjarrit dhe 10 zjarrfikës pas çka edhe kanë arritur ta venë nën kontroll zjarrin që të mos përhapet në pjesën tjetër të lagjes.

Sipas informatave të para jozyrtare, shkaktar i zjarrit parashihet të jetë faktori njeri. Ekipet e Sektorit të punëve të brendshme kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në zbardhjen e rastit, ndërkohë me ta vazhdojnë të qëndrojnë dy automjete kundër zjarrit si preventivë në rast të përhapjes së sërishme të tij, thonë nga NJTKZ e Tetovës.

 

 

 

SHARE