KUSH DO TË MBAJË PËRGJEGJËSI PËR AKSIDENTIN NË LLASKARCË (VIDEO)

0
97

Prokuroria ende nuk ka të dhëna zyrtare se kush do të bart përgjegjësi për aksidentin tragjik në Llaskarcë ku humbën jetën 15 persona, ka njoftuar Prokurori Publik Lubomir Joveski. Nga Prokuroria kanë theksuar se shoferi i autobusit është kërcënuar me jetë. “

Ekzistojnë të dhëna në Prokurori se shoferi i autobusit është kërcënuar me jetë. Apeloj të respektohet prezumimi i pafajësisë, posaçërisht në pjesën e kërcënimeve të shoferit.

Prokuroria ende nuk ka zbardhur rastin dhe të drejtojë gishtin tek ndonjëri. Janë marrë më shumë masa për të vërtetuar shkaqet e fatkeqësisë. Po kryhen hetime. Pasi Prokuroria ti merr dëshmitë, do të kumtojë shkaqet dhe përgjegjësinë eventuale të kësaj vepre penale. Po merren në pyetje dëshmitarët.

Nuk posedojmë të dhëna se cili mbanë përgjegjësinë për aksidentin tragjik”, ka thënë Prokurori Joveski. Sipas Joveskit, Prokuroria nuk i ka pranuar të gjitha dëshmitë materiale të cilat i janë kërkuar paraprakisht kompanisë “Durmo Turs”. Ai gjithashtu shtoi se shoferi i autobusit është marrë në pyetje dhe nëse duhet do të ftohet prapë.

Jovevski, ka bërë thirrje të respektohet prezumimi i pafajësisë dhe se kallëzimet për gjuhë të urrejtjes të cilat janë dorëzuar në MPB po shqyrtohen ende. Në lidhje me gjendjen e personave të lënduar si pasoj e aksidentit më 13 shkurt, nga Ministria e Shëndetësisë kanë informuar se për momentin në Spitalin e Qytetit gjenden 8 pacientë, prej të cilëve njëri është në gjendje kritike dhe po mjekohet në repartin për përkujdesje intensive, ndërsa pacientët tjerë janë në gjendje të mirë.

Sa i përket gjendjes së të lënduarve që janë të vendosur në kompleksin e klinikave, nga Ministria informojnë se për momentin janë duke u trajtuar tre pacientë, prej tyre një është në gjendje të rëndë, ndërsa dy janë në gjendje stabile.

SHARE