Pas provokimit, tifozët e Juventusit kërcënojnnë me jetë vajzën e Simeones (FOTO)

0
74

Të mërkurën në mbrëmje, Juventusi u mposht nga Atletico Madridi me rezultatin 2-0. Te goli i parë, trajneri i Atleticos, Diego Simeone bëri veprimin e nxituar duke u treguar organet gjenitale tifozëve.

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga fansat e Juves të cilët pas ndeshjes kanë sulmuar profilin zyrtar të Simeones në Instagram.

Ata janë ndalur veçanërisht në postin që ai i jepte mirëseardhjen vajzës së tij të porsalindur, Valentina, në një foto të 11 nëntorit.

Komente, ofendime, akuza e kërccënime të turpshme, për të mbërritur deri tek ata që e kanë mallkuar e madje duke i uruar edhe vdekjen e trashëgimtares më të fundit të familjes së Diego Pablo Simeone.

Nëse Simeone bëri mbrëmë gjestin, e turpshëm, turpin e vërtetë e vazhduan sot tifozët e Juventusit…

SHARE