Shefi nuk e paguan, punëtori me ekskavator shkatërron gjithqka (Video)

0
110

Policia angleze është vënë në kërkim të një burri i cili me ekskavator sh’katërroi recepsionin dhe dyert e një hoteli të ri në Liverpool, dhe atë vetëm një ditë para se objekti i ri të përurohej.

Videoja e sh’katërrimit të hotelit është publikuar në internet, ndërsa ende nuk dihet me saktësi arsyeja se pse ky burrë për rreth gjysmë ore me ekskavator sh’katërroi gjithçka para vetes.

Në rrjetet sociale kanë shkruar shumë se burri në ekskavator kishte reaguar ashpër për shkak të një borxhi që kapte shumën e 600 funteve.

Ndërkaq në videon e publikuar, mund të dëgjohet një burrë duke thënë se kjo ndodh “kur punonjësit nuk i marrin rrogat e tyre”.

SHARE