Eurodeputeti austriak i kërkon BE-së, lëvizjen e menjëhershme pa viza për kosovarët!

0
73

Edhe Republika e Kosovës sikurse çdo shtet tjetër i Ballkanit Përendimor, të gëzojë mënjeherë lëvizjën e lirë dhe pa viza. ka thënë eurodeputeti.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Sami Ukelli, në fjalën e tij përshëndetëse paraqiti të arriturat e Republikës së Kosovës në këto 11 vjet të shtetkrijimit.

Qytetarët e Kosovës kanë kapërcyer sfida të ndryshme nga regjimi serb dhe shpallja e Pavarësisë së Republikës ishte një proces i natyrshëm dhe një moment i rëndësishëm në historinë më të re të Kosovës.

Ambasadori Ukelli shfrytëzoi rastin të falenderojë edhe përfaqesuesit e pranishëm të komunitetit ndërkombëtar në Vjenë për mbështetjen e dhënë në 20 vitet e fundit në shtet-ndërtim të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, Ambasadori Ukelli, foli edhe për marrëdhinët e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Austrisë, marrëdhënie të cilat nga viti në vit thellohen përmes vizitave të shpeshta zyrtare ndërmjet dy vendeve dhe nënshkrimit të marrëveshjeve mbi fusha të ndryshme në interes të përbashkët.

Ambasadori Ukelli theksoi rëndësinë rrugëtimit të përbashkët me Austrinë, si aleat historik i Kosovës në avancimin e agjendës Euro-Atlantike të Republikës së Kosovës.

Në këtë kuadër, Ambasadori Ukelli falënderoi shtetin austriak për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës nga vitet ’90-ta, si një nga shtetet e para evropiane që u rreshtua kundër shk3ljes sistematike të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës.

Ambasadori Ukelli një falënderim të veçantë ia dedikoi edhe qytetarëve austriak për zemër gjerësinë që ka shfaqur gjatë kohës së 7uftes së Kosovës në kuadër të aksionit humanitar “Nachbar in Not”, i cili ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm ndaj r3fugjateve dhe të dëbuarve nga Kosova.

Ambasadori foli edhe për rolin e veçantë që diaspora shqiptare në Austri vazhdon të luajë, kontributi i së cilës është duke u rritur në çdo fushë, qoftë në aspektin ekonomik apo kulturorë.

Lukas Mandl, deputet në Parlamentin Evropian dhe njëherësh Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, foli për perspektivën evropianë të Kosovës, rrugë të cilën Austria vazhdimisht e ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë.

Eurodeputeti Mandl paraqiti edhe kontributin e tij si Eurodeputet në Grupin Parlamentar BE-Kosovë, si dhe përmes Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë në avancim ndërkombëtar të Kosovës. Ai bëri thirrje gjithashtu edhe BE-së, që edhe Republika e Kosovës sikurse çdo shtet tjetër i Ballkanit Perëndimor të gëzojë menjëherë lëvizjen e lirë dhe pa viza.

Republika e Kosovës duhet të mbështetet fuqishëm edhe në përpjekjet e saj për anëtarësim në Europol dhe organizatat e tjera, theksoi ndër të tjera Eurodeputeti Mandl.

SHARE