Godet Kim Mehmeti: Drejtuesit e BDI’së ishin e do mbeten pjesëtarë të ‘koalicionit’ të krimit!

0
73

Shkrimtari ynë Kim Mehmeti ka komentuar vendimin e Kyetarit të Parlamentit që të mos votohet për heqjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanovski. Sipas tij, drejtuesit e BDI’së ishin e do mbeten pjesëtarë të koalicionit të krimit dhe si të tillë, ata janë më të pëlqyerit dhe më të përdorshmit për të gjitha partitë maqedonase.

Kim Mehmeti pohon se BDI-ja nuk do u shërbejë vetëm kriminelëve të deridjeshëm pushtetmbajtës, që ata t’i shpëtojnë drejtësisë, por ajo do e përkrahë edhe Ministrin e sotëm të drejtësisë për kandidat për President, vetëm pse ai është pinjoll i një familjeje të njohur për nga antishqiptaria dhe themeluese e VMRO-DPMNE’së. Më poshtë ua përcjellim komentin e plotë të shkrimtarit Kim Mehmeti, të publikuar në faqen e tij të FB:

“Shqiptarët e Maqedonisë duhet ta dinë se, pa marrë parasysh pjesë e cilës qeverie janë, drejtuesit e BDI’së ishin dhe do mbeten pjesëtarë të ‘koalicionit të krimit dhe hajnisë’ të qarqeve policore e politike maqedonase! Dhe si të tillë, ata janë të pëlqyer e të përdorshëm edhe për partinë në pushtet, edhe për VMRO-DPMNE’në në opozitë.

Andaj mos u habitni nëse ata njëkohësisht bëjnë çmos t’i shpëtojnë vëllezërit e vet të deridjeshëm të krimit të VMRO-DPMNE’së, por edhe ta mbështesin kandidaturën për President të Ministrit të sotëm të Punëve të Jashtëm, i cili përpos të shkuarës së vet antishqiptare, ka edhe një ‘vlerë’ të pamohueshme: është degë e trungut të një familjeje themeltare të VMRO’së!”, shkruan Kim Mehmeti.

SHARE