Privohet nga liria një 23 vjeçar nga fshati Llërcë

0
96

Mbrëme (26-shkurt), dhjetra minuta pasë mesnate, është denoncuar se në fshatin Llërcë të Tetovës, në afërsi të xhamisë 23-vjeçari R.A. nga ky fshat ka shtënë me armë zjarri.

Menjëher është dërguar patrullë policore në vendin e ngjarjes, ku janë gjatur tre gëzhoja plumbash dhe janë kryer hetimet, ndërsa i denoncuari R.A. është privuar nga liria.

Personi R.A. është mbajtur në Stacionin policorë Tetovë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të pasojnë edhe padi adekuate.

SHARE