Mjekët Shqiptarë në Gjermani themelojnë një shoqatë

0
339

Mjekët shqiptarë që tashmë punojnë dhe veprojnë nëpër spitalet anembanë Gjermanisë,së fundi kanë themeleuar Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani.Sipas nënkryetarit të kësaj shoqate Ardian Mustafai, ideja ka qenë që të gjithë mjekët të grumbullohen në një shoqatë për patur një koordinim më të mirë.

“Duke patur parasysh fluksin e madh te mjekëve shqiptarë viteve të fundit në Gjermani si dhe largësinë mes njëri tjetrit duhej një organizim më i mirefilltë ku të gjithe do jemi të bashkuar në një qellim e ide, pra në një Shoqatë të Mjekëve Shqiptarë dhe domosdoshmërinë që të jemi më afër njëri-tjetrit në aspektin e bashkëpunimit.

Me një përkushtim dhe vetmohim dhe pas bisedave te shumta dhe konsultimeve mes kolegëve e ndërmorrëm hapin e parë që të zyrtarizojmë themelimin e shoqatës në Berlin”, thotë  Mustafai.Qëllimi i Shoqatës është për arsye humane në përgjithësi po edhe për të ndihmuar edhe mjekët e rinj që vijnë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

“Si qëllim parësor është integrimi i mjekëve të rinj shqiptarë të cilët kanë marrë rrugën për në Gjermani për qëllime shkollimi pra se paku të sigurojmë përkrahje morale pë rata nëpërmjet dhënies së informacioneve. Si qëllim tjetër është edhe përkrahja dhe ndihma e pacienteëve shqiptarë të cilët kanë nevojë për shërim jashtë vendit përmes kontakteve me Klinikat me Renome në Gjermani. Afirmimi i vlerave etike e intelektuale të shqiptarëve në Gjermani si pjesë e një elite Intelektuale në shoqërinë gjermane”, thekson në mes tjerash Mustafai.

Por një qëllim tjetër është që zëri i mjekëve shqiptarë të dëgjohet edhe në qarqet vendimarrëse në Gjermani.

“Si qëllim tjetër është edhe integrimi i mirëfillte në të gjitha qarqet akademike në Gjermani si një pasqyrë e vlerave të shqiptarëve të brezit të ri. Kyqja në proceset integruese në politikëbërjen e politikave shëndetsore në Gjermani me pjesëmarrjen e zërit të mjekut shqiptarë. Mundësia e sjelljes së aparaturave moderne të përdorura nga Gjermania në vendlindje pra falas. Të gjithë kapacitetin tonë ta vëmë në shërbim të kombit tonë dhe zëri ynë nga tash e tutje të dëgjohet i bashkuar në këtë shoqatë, në të mirë të atyre që kanë nevojë për ne”, sqaroi nënkryetari Mustafai.

Para disa ditës në Berlin me pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të mjekëve shqiptarë në Gjermani me një votim transparent si kryetare u zgjodh Marsela Ceno kurse nënkryetar Ardian Mustafai .Sfidë mbetet që në këtë shoqatë të gravitojnë të gjithë mjekët shqiptarë në Gjermani dhe të realizohen projekte humane për të mirën e komunitetit shqiptarë.

SHARE