Afrim Gashi: Jemi afër marrëveshjes me Zaevin

0
110

Kryetari i Alterntivës Afrim Gashi, deklaroi se janë në fazën finale të negociatave me kryeministrin Zoran Zaev dhe shpresojnë në zgjidhje të shpejtë.

“Jemi në fazën finale. Kemi disa sugjerimet tona, besoj se shumë shpejt do të merremi vesh që të dalim me ndonjë kandidat të përbashkët. Nuk kemi ardhur deri në fazën të flasim për emrat konkret. Mbeten të hapura të gjitha variantet”, deklaroi Gashi.

Ai tha se mosmarrëveshjet mes LSDM-së dhe BDI-së si partner koalicioni, ndikojnë edhe tek Alternativa. Megjithatë, shtoi Gashi ata nuk janë të prekur nga përplasjet e dy partnerëve tjerë të koalicionit qeveritar.

“Çdo dridhje që ndodh aty e ndjemë edhe ne por nuk jemi të prekur aspak. Ne mundohemi me ato digastere që i kemi, tua japim hakun, të jemi sa më të ndërgjegjshëm dhe ti kryjmë ato punë sa me më sukses dhe kjo të jetë fytyra jonë por edhe rezultati kur të dalim para elektoratit tonë”, nënvizoi Gashi.

Deklaratat e këtilla, kreu i Alternativës, Afrim Gashi i bëri pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili ndodhet në vizitë dy ditore në Maqedoninë e Veriu

SHARE