Shaqiri: Ja ku dëshiroj ta mbyll karrierën!

0
92

Pas kalimit te Liverpooli në merkaton e verës që shkoi, Xherdan Shaqiri duket se ka gjetur veten dhe po zhvillon një sezon mjaft të mirë.

Së fundmi, në një intervistë për televizionin “Sport1”, Shaqiri ka folur mbi mundësinë për një kalim në Amerikë ose Kinë.

Ai zbuloi gjithashtu se ëndërron që karrierën t’a mbyllë te Bazeli, klubi që u bë i njohur në futbollin europian.

Shaqiri u shpreh:

Për momentin jam duke e lënë të hapur çdo mundësi, por natyrisht do të ishte mirë të kthehem te Bazeli. Kjo do të ishte diçka me të vërtetë shumë e veçantë për mua.
Por, nuk e përjashtoj mundësinë të shkoj në Amerikë ose në Kinë, pasi më pëlqen të përjetoj kultura të reja. Por, patjetër ëndrra ime është të kthehem te Bazeli përsëri dhe ta mbyll karrierën aty”.

Këtë sezon, 27-vjeçari ka zhvilluar paraqitje në nivele të larta me Liverpulin, ndërsa synon të shpallet kampion i Anglisë me skuadrën e kuqe.

SHARE