Han: Nëse Kosova dhe Serbia dakordohen për kufirin kjo duhet të pranohet

0
74

Bon, 27 shkurt – Zëdhënësi i Grupit parlamentar të Unionit Demokristian (CDU), Florian Han porositi se “Nëse Kosova dhe Serbia pajtohen se zgjidhja është në ndryshimin e kufijve, atëherë bashkësia ndërkombëtare duhet ta pranojë atë”.

“Me ndryshimin e kufijve duhet të veprohet me shumë kujdes, por personalisht mendoj se dy shtete të pavarura kur do të pajtohen ta ndryshojnë kufirin e përbashkët dhe kur janë në gjendje të bartin përgjegjësi për atë, atëherë bashkësia ndërkombëtare këtë duhet ta pranojë”, tha Han në intervistë për “Dojçe Velen” në gjuhën shqipe.

Sipas tij, Gjermania dëshiron kjo marrëveshje të plotësohet me “njohjen e ndërsjellë të sovranitetit”.

“Ky është mendimi im personal. Më lejoni përsëri të them: nëse dy shtete sovrane dakordohen me njëra-tjetrën dhe mund të bartin çfarëdo përgjegjësie për vendin e vet, atëherë bashkësia ndërkombëtare duhet ta pranojë këtë marrëveshje. Ne , gjithsesi, dëshirojmë që kjo marrëveshje të plotësohet me njohjen e ndërsjellë të sovranitetit”, tha Han. (koha.mk)

SHARE