“Rusia ndërton bazë ajërore në Nish” si kundërpërgjigje ndaj bazës së NATO-së në Shqipëri

0
85

Rusia pritet të ndërton airoportin ushtarak në qytetin e Nishit, në Serbi, ku ndodhet edhe baza ruse e kamoflluar si bazë civile, raportojn mediat serbe.

Komentatori ushtarak Miroslav Lazanski thekson se forca ajrore serbe me të gjitha ndihmat ruse do të përjetojnë rilindjen e plotë.

Duke folur për rëndësinë e ndërtimit të një kompleksi ushtarak në Nish, Lazanski thekson se një veprim i tillë ishte i nevojshëm për të forcuar më tej fuqinë mbrojtëse të shtetit.

“Baza në Nish, është pjesë e aviacionit tonë ushtarak, pjesë e Brigadës së 98-të Ajrore me seli në Aeroportin e Lađevcit. Ekziston edhe një komandë e Forcave Tokësore dhe është e qartë se duhet të ketë një komponent të fuqishëm të aviacionit. Ne nuk kemi hangar për avionë ushtarak në Nish. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme në aspektin strategjik”, shton Lazanski.

Ushtaraku i pensionuar i APJ-së Veselin Sljivancanin thotë se për shkak të pozitës së saj gjeografike, Nishi është ideal për ndërtimin e një kompleksi ushtarak.

“Është në një pozicion të tillë që të mundësojë që çdo forcë në atë pjesë të përdoret shpejt dhe të gjendet kudo. Ajo drejton drejt Detit të Zi përmes Bullgarisë, luginës së Moravës në Detin Egje dhe tani në Maqedoninë Veriore dhe pozitën më të rëndësishme drejt Kosovës”, thotë Sljivançanin.

Amerika duhet të reagoj

Ai shpjegon se kjo është arsyeja pse amerikanët kanë frikë se Qendra Humanitare Ruse në Nish nuk do të bëhet baza ushtarake, sepse ky qytet është një vend i rëndësishëm strategjik në Ballkan.

“Kjo është arsyeja pse amerikanët po shqetësohen aq shumë për qendrën ruse, sepse nëse diçka është strategjike në qendër të Ballkanit, atëherë është Nishi dhe normalisht po i mërzit ata”, thotë Sljivancanin.

Gjenerali Vladimir Lazarevic shton se “pozita gjeostrategjike e të gjithë rajonit të Nishit ishte e rëndësishme nga aspekti i mbrojtjes së vendit edhe në kohën e Jugosllavisë së vjetër”.

Në vitin 2016, Serbia mori gjashtë aeroplanë MIG-29 nga presidenti rus Vladimir Putin, me vlerë rreth 150 milionë euro. Avionët, u riparuan në Rusi dhe u rritën në nivelin e “4 gjeneratave plus”, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Italia.

Baza ruse në Nish mund të bëhet një mollë sherri të një lufte të madhe në Ballkan mes Perëndimit dhe Lindjes.

SHARE