Nesimi: Pse kandidati “konsensual” të zgjidhet në kongresin e LSDM-së?

0
82

Publicisti dhe analisti politik, Robert Nesimi vlerson se termi “President konsensual” është tërësisht fjalë e shpikur.

“Për një president të tillë nuk mund të flitet në kushte kur Presidenti i shtetit zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdreja nga qytetarët.

Kush me kë dhe çfarë konsensusi mund të ndërtohet, nëse në fund vendosin qytetarët? Çështja e dytë është se nuk mund të flitet as për “kandidat konsensual”.

Nëse ai apo ajo është dakorduar mes LSDM-së dhe BDI-së, pse atëher të zgjidhet në kongres të LSDM-së?

Ose ndoshta në kongres vetëm do të pranohet kandidati për të cilin më herët janë marrë vesh partnerët e koalicionit?

Në rastin e parë, më saktë është të thuhet se kemi kandidat të LSDM-së i cili është i mbështetur nga partitë tjera të koalicionit, ndërsa në rastin e dytë vecmë mund të flasim për instalimin e diktaturës së brendshme në LSDM.

 

 

 

 

 

Në asnjë rast nuk mund të flitet për “kandidat konsensual”, thotë për DW, Robert Nesimi.

SHARE