Lajm i hidhur për adhuruesit e Nutellas

0
138

Një lajm shumë i hidhur vjen për adhuruesit e Nutella-s. Drejtuesit e kompanisë në Normandi, që është më të madhja e prodhimit të Nutella-s, kanë thënë se kanë vendosur të ndërpresin prodhimin e saj përkohësisht. Sipas hetimeve paraprake, mësohet se produktet gjysmë të gatshme që shërbejnë për prodhimin e Nutella-s dhe Kinder Bueno-s, nuk kaluan me sukses testet e cilësisë.

Fabrika në Francë prodhon rreth një të katërtën e Nutella-s në botë, apo 600 mijë kavanozë në ditë. Zyra e shtypit e kompanisë tha se aktualisht produkti që është në treg është i sigurt.

Nutella është një prej ushqimeve që konsumohet më shumë, kryesisht nga fëmijët. Kompania “Ferrero” ka dyfishuar shitjet në dekadën e fundit. Në vitin 2017 ajo investoi 40 milionë euro për të zgjeruar fabrikën, ku sot punojnë rreth 900 persona.

SHARE