Anëtari i Kryesisë së PDK-së: Taksa hiqet me votim në Qeveri, Haradinaj të votojë kundër

0
104

Gani Koci, anëtar i Kryesisë së PDK’së, ka propozuar heqjen e taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake me një votim në Qeverinë e Kosovës. Ka thënë…

Gani Koci, anëtar i Kryesisë së PDK’së, ka propozuar heqjen e taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake me një votim në Qeverinë e Kosovës. Ka thënë se siç është propozuar vendosja e saj e njëjta procedurë ndiqet edhe kur të hiqet.

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik ka thënë se Ramush Haradinaj duhet të votojë kundër për të ruajtur sedrën dhe të mbetet “hero”.

“Pse vëlla, po i bini në qafë kaq shumë Ramushit? As nuk e ka vendosur takesën vetëm as nuk mund ta heq vet. Është propozuar dhe anëtarët e qeverisë kanë votuar secili veç e veç! Edhe tash ta propozojë ndokush në qeveri heqjë n e saj, sipas të njejtës procedurë dhe ta shpetojnë djalin, se ka hy e ka mbetë në të. Lë të votojë ai kundër dhe kështu e ruan sedrën e vet, dhe taksa hiqet, dhe shpetojmë me faqe të bardhë të gjithë!”, ka propozuar Koci.

“Ramushi mbetet “hero” si me atë gjestin e përplasjve të hartave, të cilat ma vonë i tuboj vet dhe i votoj në Kuvend!”, ka shtuar ai.

Ramush Haradinaj ka vazhduar të mos bindet presionit amerikan e europian duke thënë se s’ka heqje të taksës pa njohje nga Serbia.

Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar heqjen e taksës derisa kanë ndërmarrë disa sanksione ndaj Kosovës, duke mos ua dhënë vizat disa politikanëve për të udhëtuar në SHBA si dhe duke anuluar disa projekte për Ushtrinë e Kosovës.

Në këtë situatë, Kadri Veseli, e ka përjashtuar rrëzimin e Haradinajt, por në të njëjtën kohë ka thënë se Qeveria rrëzohet nëse kërcënohen raportet me Amerikën.

Qeveria e Kosovës kishte vendosur taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe e boshnjake më 21 nëntor të vitit të kaluar. Ishte thënë se propozimi kishte ardhur nga zyrtarët e PDK’së, të cilët tash po kërkojnë heqjen e saj.

SHARE