ZAEV: LSDM solli realitetin e ri, sot me krenari flasim për avancimin e Maqedonisë Veriore

0
40

Me intonimin e himnit të Maqedonisë në orën 12 e 30 minuta ka filluar Kongresi i Lidhjes Social Demokrate, ku do të zyrtarizohet kandidatura e Stevo Pendarovskit për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të pranishëm në Kongres janë edhe përfaqësues të korit diplomatik, ministra dhe kryetar komunash.

Stevo Pendarovski u përzgjodh që të jetë kandidati i përbashkët i 31 partive politike që janë në koalicion me LSDM-në.

Për mbështetjen e tij si kandidat konsensual partitë u morën vesh të premten mbrëma në Shkup, e këtë Kryeministri Zaev e vlerësoi si vendim historik për vendin, ku 31 parti u bashkuan dhe treguan se interesat nacionale janë mbi ato partiake.

Gjatë fjalimit të tij krahas politikës Zaev u ndal edhe në çështjet ekonomike, duke nënvizuar se energjia për vitin 2019 do të orientohet drejtë investimeve të huaja, që sipas tij me anëtarësimin e vendit në NATO, do të jetë në rritje e sipër.

“Po hyjmë në reforma serioze ekonomike që janë prioritet në agjendën ton ekonomike. Tani që kemi siguruar stabilitetin, po bëjmë përpjekje që ti bindim investitorët. Politikat tona ekonomike veçmë po japin rezultatet e para”, tha Zaev.

SHARE