Haradinaj thirrje qytetarëve të konsumojnë sa më shumë produkte shqiptare

0
76

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar një kompani të prodhimit dhe përpunimit të mishit në Gjilan.

Sipas tij, suksesi i kësaj fabrike është arritur falë përcaktimit të fuqishëm për të punuar në Kosovë dhe për t’iu përshtatur nevojave të tregut.

“U bëj thirrje qytetarëve që t’i konsumojnë sa më shumë produktet e Kosovës, sepse duke fuqizuar kompanitë vendore ne fuqizojmë ekonominë e vendit tonë!

Postimi i plotë:

Mbreslënës kapaciteti i prodhimit dhe përpunimit të mishit në fabrikën “Kalabria” në Gjilan.

Sot, isha dëshmitar i një angazhimi serioz të fabrikës Kalabria me pronar Xhelal Selimin, suksesi i të cilit është arritur falë përcaktimit të fuqishëm për të punuar në Kosovë dhe për t’iu përshtatur nevojave të tregut.

U bëj thirrje qytetarëve që t’i konsumojnë sa më shumë produktet e Kosovës, sepse duke fuqizuar kompanitë vendore ne fuqizojmë ekonominë e vendit tonë!

SHARE