Një ikonë e tifozerisë do të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madridit

0
25

Pasi ka qenë një ikonë e skuadrës së Real Madrid si lojtar tashmë Raul mund të luajë një rol si protagonist edhe si trajner i ekipit “merengues”. Sipas të përditshmes britanike “Sun”, 41-vjeçari Raul Gonzalez Blanco, i njohur nga të gjithë si Raul, mund të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madrid, ku do të zërë vendin e Santiago Solari.

Raul ka debutuar me skuadrën e Real Madrid në vitin 1994 dhe për 16 vjet me fanellën e skuadrës “los blancos” ka realizuar 550 ndeshje dhe realizuar 228 gola. Gjithsesi, tani ish-sulmuesi i Real dhe kombëtares spanjolle mund të nisë aventurën si trajner, pasi Solari do të largohet në fund të sezonit.

Mediat konfirmojnë se pavarësisht faktit se Raul është një idhull i tifozerisë, ai nuk është kandidati i vetëm dhe se i mungon përvoja si trajner. Së fundi ai ka marrë detyrën e trajnerit të skuadrës së Real Madrid B dhe kjo periudhë 3-mujore deri në fund të këtij sezoni do t’i shërbejë për t’u ambientuar sërish me klubin ku ka shkruar historinë.

SHARE