Britania e Madhe: Prekja e kufijve, e rrezikshme

0
29

Një debat për Kosovën është zhvilluar sot në Parlamentin britanik. Ndër të tjerë, aty ka folur edhe Ministri për Evropë, Sir Alan Duncan.

Duncan foli për sfidat dhe mundësitë e Kosovës, gjatë 11 vjetëve të pavarësisë së vendit.

Duke folur për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ministri britanik ka thënë se “arritja e marrëveshjes e bazuar në ndryshimin e kufijve, rrezikon stabilitetin në Kosovë-Serbi dhe rrezikon të vendos një precedent që mund të shfrytëzohet nga palët e treta në rajon dhe më tej”.

Në anën tjetër ai e mirëpriti krijimin e Delegacionit shtetëror të Kosovës dhe theksoi se progresi në negociatat kërkon që të gjitha palët të “respektojnë të drejtën demokratike të Kosovës për të përcaktuar se si dhe nga kush, vendi është i përfaqësuar”.

Duke njohur mosmarrëveshjet aktuale ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Serbisë, Duncan u bëri thirrje të dy palëve që të ulin tensionet dhe të kthehen në negociata.

Ndërkaq, në lidhje me tarifën e vendosur nga Kosova, ai theksoi se “me partnerët tanë ndërkombëtarë i kemi kërkuar qeverisë së Kosovës për të përcaktuar hapat që synon të marrë për pezullimin e tarifave dhe për të mundësuar një kthim në dialog”.

SHARE