Skema, fare lirë: Me 10 milione euro paketohen 30 deputetë të rinj…

0
129

Sipas burimeve të 360grade.al, është duke u vënë në zbatim një projekt i pashembëllt i tipit ekonomiko-politik, për blerje deputetësh, ose më saktë blerje ish kandidatësh për deputetë, si zëvendësues të vendeve bosh në Kuvendin e Shqipërisë.

Burimet thonë se sekserët e specializuar, disa prej tyre, ish ministra, kanë vendosur një tarifë, sipas qarqeve, që varion nga 300.000 deri në 500.000 euro, për kokë deputeti. Qëllimi është të mbrrihet numri 30-35 deputetë zëvendësues, për të legjitimuar zgjedhjet lokale të Qershorit që vjen dhe për të mbjellur një diversion të plotë në rradhët e Opozitës.

Po përgatitet kështu, që vetëm me shpenzimin e 10-11 milionë eurove, të bëhet gati një kartolinë e re, e një parlamenti të ripërtëritur, për tja dërguar ndërkombëtarëve…

SHARE