United trondit Parisin, përmbys gjithçka dhe kualifikohet për në çerekfinale (VIDEO)]

0
64

Duket e pabesueshme, por Manchester United ka përmbysur gjithçka duke siguruar një biletë për në çerekfinale. Skuadra e Solskjaer ka fituar 3-1 në ndeshjen e kthimit, duke përmbysur humbjen 2-0 të ndeshjes së parë.

“Djajtë e Kuq” e nisën më ritëm të frikshëm ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 2-të, me Lukakun që përfitoi më së miri nga një gabim i mbrojtjes së parisienëve.

PSG reagoi menjëherë duke gjetur baraspeshën pas 10 minutave me Juan Bernat, që e ka të thjeshtë për të shtyrë topin në rrjeë pas një pasimi të Mbappe-s.

Gjithsesi nuk kishin fund këtu emocionet në pjesën e parë, teksa Lukaku shënoi sërish duke përfituar nga një gabim i portierit Buffon, i cili nuk arriit të ndalte goditjen e Rashford.

Në fillimin e pjesës së dytë ekipi i Tuchel gjeti golin e baazimit me Di Marian, por argjentinasi ishte në pozicion të parregullt. Në kohën shtesë, United fiton një penallti që u kthye në gol nga Rashford, duke siguruar kualifikimin për në çerekfinale.

PSG-Manchester United 1-3 (2-0)

2’ 0-1 Manchester United e ka nisur në mënyrë të frikshme, duke kaluar shumë shpejt në avantazh. Skuadra franceze ka gabuar në kthimin e topit duke i dhënë mundësinë Lukakut që të shënojë golin e parë ,12’ 1-1 PSG reagon menjëherë, teksa pas një aksioni të shpejtë, Mbappe dha një pasim te artë për Bernat, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë me portën e boshatisur ,30’ 1-2 United shfrytëzon më së miri gabimet e kundërshtarëve.

Rashford tenton me një goditje të fortë nga distanca, të cilën Buffon nuk arrin ta ndalë. Lukaku është më i shpejtë se portieri italian duke e devijuar sërish në rrjetë
90+3’ 1-3 United fiton një penallti pas një prekje të topit me dorë në zonë. Rashford ka arritur që të mposhtë nga pika e bardhë portierin Buffon

SHARE