Mos kujtoj Zaevi se ai jep pushtetin kujt ti ket qefi, pushtetin e japin qytetarët me votën e tyre

0
41

Shkruan:Ardian DEMIRI

Zaevi e tha troç, deri sa të mos e ndryshoj politikën Ziadin Sela, nuk do mund të jetë në pushtet, që i bie se vetëm shqiptari i kapur (me dosje), është i përshtatshëm për pushtet..

Kurse Sela, sipas tij, pa puth dorën e padronëve politik maqedonas nuk do ketë pushtet. Sikur ka harruar se i njëjti ja përplasi pushtetin për fytyre pikërisht për të njëjtat arsye, duke mos pranuar nënshtrimin para askujt.

Mendon se ai jep pushtetin kujt ti ket qefi e jo qytetarët me votën e tyre të shenjë, e cila kësaj radhe nuk do i besohet si amanet as Zaevit e as shokëve të tij të zhytur në krim dhe korrupsion.

Zaevi po i fyen rëndë shqiptarët duke u munduar të na detyroj të ndryshojmë politikat tona kombëtare, të bëhemi të përshtatshëm për konceptin e tij “qytetar” të cilin e përligji (legalizojë) përmes kukullave pinok që i kursen me xhelozi.

Shumë shpejtë Zaevi do ta marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët shqiptarë, të cilët nuk kalkulojnë për votën e tyre, e do ta kuptoj se ne kemi KRENARI dhe DINJITET.

SHARE