Balena përplaset me tragetin, plagosen 80 pasagjerë

0
47

Një traget japonez me pasagjerë është përplasur me një balenë. Mësohet se më shumë se 80 pasagjerë janë lënduar, disa kanë lëndime serioze.

Trageti ishte nisur nga porti i Niigata në drejtim të ishullit Sado, ndërsa gjatë lundrimit ka hasur një goditje të fortë në pjesën anësore ku i ka shkaktuar një çarje prej 15 centimetrash.

Incidenti mësohet të ketë ndodhur rreth orës 12:15 të ditës së stome, në Detin e Japonisë ku kanë mbetur të lënduar 80 persona ku 13 prej tyre në gjendje të rëndë. Një ekspert detar i ka thënë televizionit vendas NHK, se nisur nga shkalla e dëmtimit, dyshohet se trageti është përplasur me një balenë.

Në momentin e përplasjes trageti kishte 121 pasagjerë në bord. Balenat Minke dhe kurrizore thuhet se migrojnë përmes Detit të Japonisë në këtë kohë të vitit.

SHARE