Video/ Arrestohet çifti pasi dhëndri i bëri gruas propozimin publikisht për martesë

0
43

Një çift iranian janë arrestuar pasi propozimi për fejesë është bërë në një qendër tregtare para shumë njerëzve.

Video e propozimit publik në qytetin verior Arak, u shpërnda në rrjete sociale.

Ata u arrestuan shpejt pas propozimit, për arsye siç thuhet të shkeljes së rregullave islamike.

Martesat e gjinisë së njëjtë dhe shfaqja e dashurisë në publik janë të ndaluara me ligjet islamike të Iranit.

Mahmoud Khalaji, zëvendëskomandat i Policisë, tha për agjencinë e lajmeve Fars se çifti burrë e grua janë në paraburgim për shkak të kërkesës së njerëzve.

Ai shtoi se ata janë ndaluar për shkak të veprimit që kanë bërë, që sipas tij, është influencë e degjeneruar e kulturës Perëndimore.

Ai shtoi se ata janë ndaluar për shkak të veprimit që kanë bërë, që sipas tij, është influencë e degjeneruar e kulturës Perëndimore.

SHARE