Vjen konfirmimi i tmerrshëm/ Rrëzimi i avionit, të 157 pasagjerët kanë humbur jetën

0
32

Nga rrëzimi i avionit të ‘Ethiopian Airlines’ mëngjesin e sotëm, nuk ka asnjë të mbijetuar.

Konfirmohet vdekja e 149 pasagjerëve dhe 8 anëtarëve të ekuipazhit, nga rrëzimi vetëm gjashtë minuta pas ngritjes në fluturim

Rrëzimi ndodhi pranë zonës së Bishoftu të Etioopisë, rreth 50 kilometër larg kryeqytetit, teksa avioni ishte nisur për në Nairobi.

Avioni i tragjedisë një 737 MAX 8, është i ngjashëm me një tjetër avion i cili u rrëzua në Indonezi në muajin tetor.

Avioni i cili ishte nisur nga qyteti i Addis Abeba, pritej që në orën 10.25 të mbërrinte në ‘Jomo Kenyatta International Airport’ të Kenia. /a.y/noa.al

SHARE