Mbreti Zidane po kthehet për ta ngritur përsëri në këmbë mbretërinë

0
53

Trajneri Zinedine Zidane do ta zëvendësoj Santiago Solarin te Real Madridi, sipas raportimeve të fundit në Spanjë.

Në orën 18:00 do të mbahet një konferencë për shtyp në Santiago Bernabeu për të zyrtarizuar pasardhësin e trajnerit argjentinas.

Real Madridi ka dështuar sivjet në të gjitha garat duke u eliminuar nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve.

Ndërsa në La Liga sipas të gjitha gjasave titulli do të jetë i Barcelonës.

Zidane ishte larguar nga posti i trajnerit te Real Madridi në verën e kaluar, pas triumfit në finale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

SHARE