Kuka jep një lajm fantastik: Kosova e vogël me 5 norma drejt Olimpiadës në Japoni

0
79

Sukseset e xhudistëve tanë në arenën ndërkombëtare nuk po kanë të ndalur, transmeton Gazeta Metro.

Gjatë ditës së djeshme ishte xhudistja e re, Fationa Kasapi, që mori medaljen e argjendtë në garën e parë të saj zyrtare, garë kjo e cila u mbajt në Zagreb të Kroacisë. Kasapi bën pjesë në kategorinë deri në 57 kilogramë, kurse Erza Mumovic zuri vendin e shtatë.

E dje xhudo e Kosovës shënoi edhe një tjetër sukses të madh. Ishte Loriana Kuka që gjithashtu fitojë medaljen e argjendtë, por kjo në Grand Prix të mbajtur në Marrakech. Kuka bën gara në kategorinë deri në 78 kg.

E sot, trajneri i tyre, Driton Kuka, dha lajmin e madh për xhudon e Kosovës dhe sportin e Kosovës në përgjithsi.

Kuka njoftoi se në ranglistën e re, për momentin janë 5 xhudistë të kualifikuar për Garat Olimpike që do të mbahen në Japonin vitin e ardhshëm.

Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka kanë zënë vend kualifikues në kategoritë e tyre respektive.

SHARE