Ja kush është gazetari britanik që po bën fushatë kundër Kosovës (VIDEO)

0
81

Lëviz lirshëm nëpër Prishtinë dhe derisa e bën një gjë të tillë Graham Phillips i jep vetes liri ta quajë UÇK-në organizatë terroriste.

Krejt këto fyerje vijnë nga britaniku i cili thotë se i vjen turp pse i takon këtij kombi për shkakun se vendi i tij ndihmoi UÇK-në dhe pavarësimin e Kosovës.

Phillips ka prodhuar të paktën 10 materiale kundër shtetit të ri të cilat i hedh në YouTube.

Të gjitha i realizon para lapidarëve të UÇK’së dhe simboleve e vendeve të tjera që identifikojnë luftën, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Një të tillë e realizoi te bulevardi “Bill Clinton”.

Këtu Phillips i pyet qytetarët se pse e pëlqejnë Bill Clintonin të cilin ai e quan kriminel e i cili sipas tij vrau mijëra serbë të pafajshëm.

Për Klan Kosovën ai tregoi se pse po e lufton Kosovën.

Graham Phillips, gazetari që bën fushatë kundër Kosovës

Gepostet von Klan Kosova am Samstag, 9. März 2019

SHARE