Befason Perez, kërkon Mbappe dhe Neymar

0
53

Zinedine Zidane është rikthyer tek Real Madrid dhe tifozët tashmë besojnë tek trofetë me francezin në stol.

Mediat në Spanjë raportojnë se Perez ka premtuar investime Zidanit dhe tani është vetë presidenti, ai që i ka hedhur benzinë zjarrit, kur u pyet nga gazetarët se cilin e do në ekip Neymar Junior apo Kylian Mbappen të PSG-së.

“Unë të dytë”, ka thënë Perez, shkruan albeu.com.

Zidane, që ka fituar 9 trofe me Real Madridin për dy vite e gjysmë, ka nënshkruar kontratë me Realin deri në qershor të vitit 2022.

SHARE