Dy persona rëndë të lënduar pasi kishte dalë vetura nga rruga

0
124

Dy persona janë lënduar rëndë, ndërsa njëri më lehtë, pasi automjeti motorik mbrëmë në orën 1:25 minuta ka dalë nga rruga në rr. “Cirili dhe Metodi” në Shkup dhe është përplasur në dru dhe më pas në dy automjete të parkuara.

Automjeti motorik “Shevrolet kruz” është drejtuar nga V.B. (47) nga Shkupi, ndërsa pas daljes nga rruga është përplasur në veturat e parkuara “Opel Astra” dhe “Fiat Punto”, të gjitha me targa të Shkupit.

Lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi V.B. dhe bashkudhëtari L.S. (55) nga Shkupi, ndërsa bashkudhëtari tjetër T.G. (39) nga Shkupi ka marrë lëndime të të lehta trupore.

Shoferi është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore, ndërsa dy bashkudhëtarët janë dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup.

SHARE