Honda tërheq 1.2 milionë automjete nga qarkullimi

0
48

Një lloj i inflatorit të airbegut Takata, për të cilin mendohej se është i sigurtë është vënë në shënjestër të kritikave nga shkaku se shpërthimi i tij pas një aksidenti në Maryland të SHBA-ve, ka lënduar shoferin e një automjeti Honda, transmeton Anadolu Agency (AA).

Incidenti në fjalë ka detyruar kompaninë Honda të tërheqë sot rreth 1.2 milionë automjete në Amerikën Veriore dhe atë Qendrore të prodhuara mes viteve 2001 – 2016, pasi mund të hedhin copëza të airbegut në drejtim të shoferit dhe pasagjerëve.

Takata përdori nitratin e amonit i cili krijon një shpërthim të vogël i cili mbush airbegët gjatë përplasjes. Megjithatë, kimikati mund të përkeqësohet kur ekspozohet ndaj temperaturave të larta dhe lagështirës, duke shpërthyer drejt një kutie metalike e cila mund të hedhë shrapnelë.

Të paktën 23 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur nga inflatorët e kompanisë.

Honda dhe Administrata Amerikane për Siguri në Trafik thanë se tërheqja e sotme ka të bëjë me një hetim nga aksidenti i 19 janarit të citit 2018 ku ishte përfshirë një Honda Odyssey e vitit 2004, ku u zbulua se inflatori i airbegut kishte shpërthyer.

“Hetimi përcaktoi se inflatorët e prodhuar në fabrikën e Takatas, Monclova në Meksikë, kishin një defekt prodhimi”, tha Honda.

Shoferi pësoi një lëndim në krah.

Modelet që do të tërhiqen janë modelet e Honda dhe Acura në SHBA dhe Kanada. Honda Accord, Civic, Element, Fit, Odyssey, Pilot, Ridgeline, Acura, ILX, MDX, RDX, TL, dhe ZDX.

SHARE