Zaev për Top-Channel: Shqipëria është miku ynë më i mirë (VIDEO)

0
40

Shqipëria për ne është vendi më mik që kemi. Kjo miqësi është 100 për qind miqësi, duke ndihmuar njëri-tjetrin që të lëvizim përpara drejt të ardhmes sonë, me objektivin përfundimtar që qytetarët tanë të jetojnë më mirë. Përmes kësaj miqësie përmirësuam shumë gjëra si “one stop shop”, duke deleguar besimin në institucionet tona, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për televizionin e Tiranës “Top Channel”.

Ai theksoi se këmbimi tregtar vitin e kaluar është rritur për 11,5 për qind dhe se së bashku të dyja venet kanë kapacitete të mëdha që të arrijnë edhe gjëra të tjera.

“Gjithashtu duhet që t’i inkurajojmë investuesit nga të dyja vendet që të kenë përfitime. Nga njëra anë, kjo nënkupton më shumë vende pune për qytetarët tanë, PBV më të madhe, si dhe eksport të ri të kompanive tona”, tha Zaev.

Në pyetjen nëse ka një plan konkret me Qeverinë e Shqipërisë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve në të dy venet Zaev tha se është e nevojshme që të përmirësohen të gjitha projektet infrastrukturore që i lidhin të dyja vendet.

“Ne kemi ndërtuar një projekt 450 milionë eurosh të “Kicitohrid” që na lidh me Shqipërinë. Ne, së shpejti do të nisim një linjë hekurudhore me vlerë 530 milionë euro, që do të lidhë Durrësin me Shkupin, e që shkon më tej deri në Detin e Zi, në Bullgari, e më pas drejt Stambollit. Ai “one stop shop” që ne kemi ndërtuar dhe shpresoj të hapet në verë, do të ulë me minimumin 50 për qind kohën e shpenzuar në kufi prej qytetarëve, por gjithashtu edhe të kamionëve me mallra.

Ne kemi punuar sesi vendet respektive të delegojnë kompetenca njëra-tjetrës. Si për shembull, nëse AKU-ja në Shqipëri deklaron se ushqimet që do të hynë në Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria janë të pastra dhe të konfirmuara sipas standardeve, kaq mjafton për ne. Do ta pranojmë këtë certifikatë, po ashtu edhe nga ana tjetër”, theksoi kryeministri Zaev.

Ai paralajmëroi se po punohet në hapjen e një tjetër pike kufitare në rrugën e Arbrit, e kjo do ta bëjë më të lehtë kalimin në të dyja anët.

Sipas tij nëse shtohet bashkëpunimi rajonal mes 6 vendeve tona, kjo do të vlerësohet shumë nga BE-ja për të punuar më mirë me ne, e kjo do të kishte shumë përfitime për 6 vendet ballkanike.

Kjo është intervista e parë e kryeministrit Zaev për një televizion në Shqipëri.

SHARE