Skenë e turpshme: Tentoi të vidhte ari, dyert e argjendarisë e bllokojnë brenda

0
121

Suphachai Panthong ka tentuar të vidhte një zinxhir ari, në vlerë të 500 dollarëve, por dyert e argjendarisë që ndodhet në Choburi të Tajlandës, iu mbyllën menjëherë.

Duke parë që mbeti brenda, 27-vjeçari e largoi stolinë nga qafa dhe ia dha shitësit, por e kishte të pamundur të largohej lehtë, transmeton Telegrafi.

Forcat e rendit kanë shkuar te lokali, ku është arrestuar dhe u dërgua në mbajtje, nën akuzën për tentim plaçkitje.

Shitësi kishte dyshuar shumë në blerësin, që vazhdimisht shikonte përreth dhe jo stolinë në qafë, andaj e mbylli derën me dirigjim.

SHARE