Vuçiç: Nëse KFOR-i s’i mbron serbët, ka kush ta bëjë

0
78

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nëse KFOR-i nuk e bën punën e vet ka kush ta bëjë në vend të tyre.

Vuçiç është shprehur se serbët nuk duhet të shqetësohen në lidhje me këtë gjë edhe në raste trazirash.

Një deklaratë të tillë Vuçiç e dha kur u pyet nga gazetarët nëse ka frikë për trazira të reja në Kosovë sikurse ato të marsit 2004 dhe nëse i beson KFOR-it deri në fund.

“Ne kemi bashkëpunim të mirë me KFOR-in, por pas aksioneve të fundit të Prishtinës dhe arrestimit të Marko Gjuriqit dhe hyrjes në Gazivodë ky besim është më i vogël.

Por ne mbajmë komunikime me ta dhe mund prapë t’i rregullojmë marrëdhëniet me ta.

Besojmë se ata do të duhet t’i mbrojnë dhe ruajnë serbët”, ka thënë Vuçiç.

SHARE