Masar Krasniqi, shqiptari që ndërtoi xhami në Zelandë të Re (VIDEO)

0
55

Në vitin 1950, në moshën 19 vjeçare Masar Krasniqi, emigroi nga Kosova drejt Zelandës së Re, me të vetmin qëllim që në çdo kohë t’i shërbejë çështjes kombëtare.

Përpos që i ndihmoi shumë Kosovës, Krasniqi u bë një nga njerëzit më me ndikim edhe në shtetin ku jeton.

Më 30 mars 1979 ai së bashku me një grup myslimanësh vendosën gurthemelin e një xhamie në Zelandë të Re, njofton Klan Kosova,transmeton gazeta Koha.

Anëtarët e Komitetit të Xhamisë që përpos Krasniqit ishin edhe Hajji Abdul Rahim Rasheed, Said Alvi, Mohammed Yakub Patel dhe Hajji Mohammed Hussein Sahib – atë kohë lanë në hipotekë shtëpitë e tyre si garanci për ndërtuesin e këtij objekti fetar.

Kontributi i tij i madh bëri që ai të jetë edhe njëri ndër anëtarët e lobit Shqiptaro-Amerikan dhe njëkohësisht njeriu më i afërti i senatorit Bob Dole.

Ai gjatë veprimtarisë së tij takoi personalitete të njohura botërore si Dalai Lama, Nënë Tereza, Bill Clinton dhe Ibrahim Rugova. Madje, për shërbim ndaj komunitetit ai u dekorua me medalje nga shkëlqesia e saj Mbretëresha Elizabeta II.

Ndryshe, dje në Zelandë të Re kanë vdekur 49 persona si pasojë e një sulmi terrorist në dy xhami.

SHARE