Udhëtoi nga Shkupi, policia e kapi në Gjermani

0
98

Me 3600 cigare në bagazhin e tij, një kosovar ka dashur të kalojë nga dalja e gjelbër që nuk kanë për të deklaruar mallra, në aeroportin Friedrichshafenit në Gjermani. Ai kishte udhëtuar nga Shkupi në Friedrichshafen, për të vazhduar nga atje në vendin e tij të banimit në Zvicër, shkruajnë mediat zvicerane, njofton Shtegu.com.

Zyrtarët e doganave ndaluan kosovarin 63-vjeçar dhe gjatë kontrollit të valixheve të tij zbuluan 18 pako të cigareve nga prodhues të ndryshëm, të cilat ndoshta nuk ishin të destinuara për përdorim personal. Ndaj tij është kallëzim çështje penal nën dyshimin për evazion fiskal në terren, njofton Shtegu.com.

Në vendngjarje, ai është dashur të paguaj vlerën e paraparë të tatimit të shtuar në një shumë prej rreth 600 euro dhe një depozitë prej 800 eurosh për shpenzimert gjyqësore. Cigaret iu konfiskuan nga doganierët.

Gjatë udhëtimit nga vendet jo anëtare të BE-së, është i lejuar importimi i 200 cigareve për person pa tatim, nëse ato janë për përdorim personal.

SHARE