UEFA nis hetimet ndaj Ronaldos për festimin provokues

0
38

UEFA ka nisur hetimet ndaj festimit provokues të Cristiano Ronaldos pasi që ai udhëhoqi Juventusin drejt fitores 3:0 ndaj Atletico Madridit në mesjavën e kaluar, duke e kualifikuar skuadrën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

UEFA të hënën ka njoftuar se Ronaldo përballet me sjellje të pahijshme, pasi ai kishte përsëritur festimin që kishte bërë trajneri i Atleticos, Diego Simeone në ndeshjen e parë mes dy skuadrave në Madrid, të cilën skuadra madrilene e kishte fituar me shifrat 2:0, transmeton KTV.

Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të marrë vendim për rastin të enjten. Simeone për festimin e tij ishte gjobitur me 20 mijë funte, mirëpo nuk u suspendua.

SHARE