Su.lmi terr.orist në Zelandën e re, rrëfimi i një mbijetuari: shpëtova vetë, por një fëmijë më vdiiq ndër duar

0
119

Një nga të mbijetuarit e sulmit terr.orist në Zelandën e Re, Mustafa Boztas, e përshkroi gjithë çfarë ai përjetoi gjatë su.lmit që ndodhi në xhami.

Boztas tha se su.lmi filloi gjatë kohës që po mbahej hutbeja, dhe së pari ka menduar se ishte një tërmet. Shpejt, Boztas kuptoi se ishte një su.lm terr.orist, dhe me besimtarë të tjerë ai kërkoi strehim në cep të xhamisë.

“Më goditi në këmbë. Për një moment të shtënat ndaluan, ndoshta po mbushte ar.mën. Pastaj e theva dritaren me dorën time dhe u hodha jashtë. Nëse do vonohesha dy sekonda nuk do të kisha mbijetuar. Kjo reflektohet edhe në pamjet e bëra nga terro.risti. Ai më qëlloi kur po dilja jashtë nga dritarja”, tha Boztas.

Duke theksuar se situata ishte e papërshkrueshme dhe se njerëzit po kërkonin ndihmë nga të gjitha anët, Boztas tha se ishte përpjekur për të ndihmuar një fëmijë.

“Fëmija ishte ende me sytë hapur. U përpoqa ta mbaj në jetë, por ishte vonë. I mbylla sytë me dorën time”, tha ai.

Gjatë rrugës për në spital, Boztas e thirri nënën e tij me telefon dhe i tha asaj se ishte plagosur në një sulm terrorist dhe se kishte i kërkuar falje nëse kishte bërë një gjë të keqe ndaj saj përgjatë gjithë jetës.

SHARE