Do të mbahet protestë për lirimin e Feta Alimit

0
140

“Liri për Feta Alimin” është motoja e protestës të thirrur për të premten në Shkup. Organizatorët theksuan se protesta do të fillojë nga Sheshi Skënderbeu dhe do të përfundojë tek kompleksi i gjykatave.

PROTESTË #LIRI PËR FETA ALIMIN Të nderuar vllëzër dhe motra,ju ftojmë të na bashkangjiteni në protestën gjithpopullore që do të mbahet ditën e Premte në ora 14:00 në Shkup.

Vendtakimi do të jetë tek Sheshi Skenderbeu dhe do të marrshojmë deri tek Gjykata.

Ta ngrisim zërin e arsyes për të gjitha rastet e montuara politike,të kërkojmë drejtësi dhe liri për të gjithë të pafajshmit të dënuar nga gjykatat politike,siç ishte rasti i fundit me vëllaun tonë Abdulfeta Alimi”, thuhet në njoftimin e Këshillit organizativ të protestës “Pa Drejtësi nuk ka Qetësi”, të shpërndarë nëpër rrjetet sociale.

Feta Alimi, pjestari i sigurimit të Kuvendit natën e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit të 2017 kishte shpëtuar kreun dhe deputetin e ASH-së, Ziadin Sela, mirëpo ai u dënua nga gjykata me 7 vite burg, me akuzën se nuk ka respektuar detyrën si pjesëtarë i shërbimit të sigurimit të Kuvendit.

SHARE